Katër gola për tri pikë. Barcelona mposhti 4-0 Getafen, duke parakaluar përkohësisht Gironën dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.

Raphinha shënoi në pjesën e parë për kampionët në fuqi të Spanjës, ndërkohë që në fraksionin e dytë erdhën golat e Joao Felix, Frenkie De Jong dhe Fermin Lopez.

