Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco po përballet me një sfidë të madhe, se si të ulë pagat e Frenkie de Jong dhe Robert Lewandowski, në mënyrë që të ketë para të mjaftueshme për të nënshkruar me lojtarë të rinj në dritaret e ardhshme të transferimeve.

Holandezi dhe polaku janë futbollistët më të paguar në skuadër me të ardhura prej 37.5 milionë euro në sezon. Për këtë qëllim, bisedimet pritet të zgjasin së shpejti marrëveshjen e De Jong, që do ta shohë atë të fitojë më pak se tani, por të marrë një kontratë që do t’i garantojë atij një vend në ekip për pjesën tjetër të karrierës së tij.
Kontrata aktuale e 26-vjeçarit është e vlefshme për tre vitet e ardhshme, kështu që holandezi nuk nxiton të marrë një vendim, por pritshmëritë janë që ai të gjejë lehtësisht një zgjidhje reciproke me Barcelonën, duke pasur parasysh dëshirën e tij për të luajtur për katalanasit. Kujtojmë se De Jong refuzoi një transferim te Manchester United verën e kaluar.

