Barca e uron Coutinhon për rikthimin, pak ditë pasi i turpëroi në Ligën e Kampionëve

Pas një sezoni të suksesshëm, duke fituar Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë, braziliani është rikthyer te Barcelona, skuadër që ka kartonin e tij.

Coutinho, ishte pjesë e Bayern Munich në fitoren 8:2 ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse u inkuadrua në fund të lojës, ai arriti të regjistronte veten në listën e golashënuesit dhe asistuesit.

Por, ndonëse pak ditë më parë ishte pjesë e kundërshtarit që turpëroi Barcelonën, ai sot i është bashkuar katalanëve në stërvitje.

Barcelona e ka uruar për rikthimin./Lajmi.net/

👋 Welcome back, Coutinho!😊 ¡Bienvenido de nuevo! Bentornat!🇧🇷 Bem-vindo de volta, Philippe!

Gepostet von FC Barcelona am Freitag, 4. September 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close