Autopsia zbulon arsyen e vdekjes së Diego Maradonas

Gazeta nga Argjentina, Ole ka zbuluar rezultatet përfundimtare të Maradonas, që ndërroi jetë me 25 nëntor në moshën 60vjeçare.

Analiza e bërë konfirmoi se Maradona nuk ka marrë drogë ose alkool gjatë ditëve të fundit shkaku i një edeme akute të mushkërive, që shkaktonte probleme në zemër.

Zemra e Diegos ishte zgjeruar dhe peshonte 503 gramë, që nënkupton se ishte dy herë më e madhe se zemra e një njeriu të shëndetshëm.

Maradona thuhet se vdiq pas një agonie që shkoi nga gjashtë në tetë orë dhe gjurmët e ilaçeve psikotrope u gjetën brenda gjakut të tij.

Hetimi është duke vazhduar në detaje, meqenëse ato ilaçe mund t’ia kenë marrë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close