‘Goal’ zbulon se Atletico kanë ofruar një kontratë 1 vjeçare për Edi Cavani, me opsionin për 1 vit shtesë, transmeton lajmi.net.

Oferta ka ardhur pak ditë pasi Atleti kanë kompletuar blerjen e Luis Suarez nga Barcelona, për 6 milionë euro.
Ata tashmë po shohin përpara për të bashkuar dyshen e kombëtares së Uruguait në ‘Wanda Metropolitano’.
Gjithsesi, ‘Rojiblancos’ duhet të merren vesh me Diego Costa për lëvizjen e radhës.
Pa shitur kartonin e Costa, Atleti do ta kenë të pamundur për të paguar pagën për Edi Cavani. /Lajmi.net/

