“Askush te City nuk po flet për Messin”

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, i ka paraqitur kërkesë Barcelonës për t’u larguar, me Manchester Cityn e përmendur si destinacionin e tij më të mundshëm.

Mes lojtarit dhe Barcelonës, ka një konflikt, me Messin që po kërkon të largohet falas, ndërsa katalanët duan respektimin e kontratës.

“Te Manchester City ne nuk kemi folur për ardhjen e Messit, por të gjithë do të donin të kishin Messin në skuadër”, ka deklaruar Eric Garcia, mbrojtësi spanjoll i skuadrës angleze, përcjell lajmi.net.

“Në çështjen e Messit, është diçka mes klubeve, dhe unë nuk mund të përfshihem”.

“Jam duke dashur të evitojë pyetjen nëse ai do të ishte një transferim i mirë për Manchester Cityn, sepse ai është një lojtar i Barcelonës dhe nuk dua të komentojë për atë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close