Pas disa blerjeve të bujshme në këtë afat kalimtar, Arsenali tani është aktiv në shitje.

Folarin Balogun do të shitet te Monako. Talenti amerikan ma arritur marrëveshje me skuadrën e madhe franceze për një tarifë rreth 45 milionë euro.
Balogun shkëlqeu te Reims edicionin e kaluar duke rënë në sy të shumë skuadrave evropiane.
Topçinjtë poashtu kanë rënë marrëveshje edhe për huazimin e Tierney.
Mbrojtësi skocez do të huazohet tek Real Sociedad në Spanjë, pa të drejt blerjeje të kartonit të tij.

