Anulohen fluturimet, ekipi i Strugës ngel edhe një natë në Islandë

Moti i keq që ka kapluar kryeqytetin islandez, Rejkjavik, ka bërë që të gjitha fluturimet nga aeroporti i këtij qyteti të anulohen për një kohë të pacaktuar.

Kjo ka bërë që ekipi i Struga Trim Lum të mbetet në Rejkjavik edhe sonte, duke mos mundur dot të udhëtoj drejt qytetit gjerman të Frankfurtit, nga ku më pas ishte paraparë të riktheheshin në Strugë.

Kjo vonesë e paparashikueshme në protokolin e ekipit, ka shqetësuar edhe trajnerin Shpëtim Duro, duke pasur parasysh se të hënën i pret ndeshja e javës së 6-të në Ligën e Parë kundër Tikveshit.

Një vonesë e këtillë ka prishur edhe plan programin e stërvitjeve të skuadrës kampione, që edhe ashtu ndjen lodhësi nga ky udhëtim i gjatë drejt Islandës, aty ku për fat të keq përfunduan edhe aventurën europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close