Ancelotti për Xavin: Jam profesionist, nuk bie në nivelin e tij!

Derbi i Madridit do të ndezë mbrëmjen e së dielës, me Realin dhe Atleticon që do të matin forcat në mitikun “Santiago Bernabeu”. Këtë herë në kampionat pas sfidave në Superkupë dhe Kupën e Spanjës.

Në konferencën për shtypin, Carlo Ancelotti u shpreh se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë, por kjo javë nuk do të jetë vendimtare për fatet e sezonit të Realit.

Është një ndeshje e rëndësishme. Është hera e tretë që përballemi brenda një kohe të shkurtër. Përballjet bëhen gjithnjë e më interesante dhe konkurruese, të barabarta dhe spektakolare. Kjo sfidë ka rëndësi.

Shpresojmë që edhe tifozët të japin kontributin e tyre për këtë takim. Pas Atleticos do të ndeshemi me Gironën. Do të jenë shtatë ditë të rëndësishme, por jo vendimtare për ne. 

A është derbi sot më i mirë se El Clasico? Mendoj se janë dy skuadra të barabarta. Si Atletico ashtu edhe Barcelona kanë gjithçka, cilësi individuale dhe organizim të mirë. Niveli i të dyja palëve është shumë, shumë i lartë”.

Ancelotti nuk mund të mos ngacmohej nga gazetarët për deklaratën e Xavit, i cili e konsideroi një ligë të falsifikuar, duke akuzuar se “Los Blancos” po favorizohen nga arbitrat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close