
Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti nuk është pajtuar me homologun e tij nga Man.Siti, Pep Guardiola, sa i përket shanseve të skuadrës angleze për të kaluar tutje në Ligën e Kampionëve. Guardiola ka deklaruar se ekipi i tij ka shanse minimale për të eliminuar Real Madridin në ndeshjen kthyese të së mërkurës, por kështu nuk mendon rivali i tij, Ançeloti.
“Guardiola thotë se ata kanë 1% shanse për t’u kualifikuar? Epo, nuk jam dakord”, ka thënë fillimisht Ançeloti përpara ndeshjes ndaj Man. Sitit.
“Ne mendojmë vetëm se kemi një avantazh të vogël që duhet ta shfrytëzojmë. Jam i sigurt se ata mendojnë se kanë më shumë se 1% shanse, por ne nuk mendojmë kështu”, përfundoi italiani.
Ançelotti është i zgjuar me përgjigjen e tij. Real Madrid mposhti Sitin 3-2 në ndeshjen e parë, që është vetëm një gol diferencë që mund të fshihet lehtësisht.