Al Hilal shpallet kampion i Arabisë Saudite, Neymari feston

Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024.

Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilalit me shifrat 4-1 ndaj Al Hazem.

Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë.

Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Neymar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.

Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, tri javë përpara përfundimit të kampionatit.

Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close