Agon Elezi debutues i 11-të për Maqedoninë nën udhëheqjen e Milevskit

Mesfushori i ri Agon Elezi është debutuesi më i ri në përfaqësuesen e Maqedonisë. Futbollisti i skuadrës kroate, Varazhdin u aktivizua në gjashtë minutat e fundit të sfidës ndaj Gjeorgjisë, duke zëvendësuar Enis Bardhin.

Elezi është futbollisti i 11-të që debuton për Maqedoninë që nga emërimi i Bllagoja Milevskit për seleksionues.  

Para Elezit, debutuan emrat si Erdal Rakip, Bojan Miovski, Jani Atanosov, Todor Todorovski, Nikolla Serafimov, Dorian Babunski, Enis Fazllagic, Valon Ethemi, Bojan Dimovski dhe Tomçe Grozdanovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close