Buxheti për ekipet e F1 për sezonin 2020 ishte 160 milionë euro, e cila do të ulet në 135 milionë euro në 2021. Federata Ndërkombëtare e Automjeteve (FIA) duan ta ulin atë edhe më tej në 90 milionë euro – diçka që Ferrari do të ishte kundër.

“Niveli është tashmë një kërkesë e re dhe në krahasim me atë që u parashtrua në qershorin e kaluar”, i tha Binotto The Guardian, përcjell lajmi.net.
“Nuk mund të arrihet pa sakrifica të mëtejshme, veçanërisht në drejtim të burimeve tona njerëzore”.
“Nëse do të ishte edhe më i ulët, ne nuk do të dëshironim që të vihemi në gjendje të kërkojmë mundësi të tjera të mëtejshme për vendosjen e ADN-së tonë garuese”.
“Në F1 kemi të gjitha llojet e skuadrave me karakteristika të ndryshme. Në atë mënyrë, ne nuk mund të vazhdojmë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

