UEFA ka vendosur se cilat skuadra do të kualifikohet në garat evropiane

Kjo do të nënkuptonte, që në garat evropiane të shkojnë skuadrat që janë të renditura më mirë në kampionatet e caktuara, ato ku nuk do të përfundoheshin sezonet, shkruan ‘The Times’.

Me këtë vendim, Liverpool, Manchester City, Leicester dhe Chelsea, do të ishin skuadrat nga Premierliga që do të luanin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Vendimi i UEFA-s bën që Manchester United dhe Wolves të luajnë në Ligën e Evropës, ndërsa Arsenal dhe Tottenham, do të mungonin në futbollin evropian.

Kujtojmë se UEFA është duke mbajtur një takim sot (e enjte), ku janë duke u diskutuar çështjet më të rëndësishme për futbollin në Evropë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close