‘Regjisori’ i Milanit të madh, tregon momentin e rënies së kësaj skuadre

Silvio Berlusconi që në krah të djathtë kishte Adriano Gallianin, krijuan një skuadër që sundoi jo vetëm Italinë, por gjithë Evropën, duke bërë që fanellën e Milanit të kishin nderin ta vishnin vetëm lojtarët më të mirë në botë.

Galliani sa ka qenë drejtor sportiv te Milan, ka sjellë shumë emra të mëdhenj.

Por, tani drejtori sportiv i Monzas, ka folur për krizën te Milan, dhe kohën kur kjo krizë ka filluar të shfaqej, që ka si pasojë largimet e Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silvas.

“Të mos tregohemi budallenj, Milan nisi rënien pasi u shitën disa yje”, ka deklaruar Galliani, duke aluduar në vitin 2012, kur u shitën Ibrahimovic dhe Silva te PSG.

“Ne fituam titullin në vitin 2011 dhe ishim afër edhe në sezonin vijues, por në humbën atë në fund të kampionatit”.

“Unë kam ëndërruar të sillja Carlo Tevezin, dhe nëse ajo do të ndodhte, do të ishim kampion në vitin 2012. Kam ëndërruar një tandem Ibrahimovic-Tevez, por ky është futbolli, ajo nuk ndodhi”.

Në vitin 2017, pas 31 vitesh në krye të klubit, Berlusconi ia shiti Milanin investitorëve kinezë. Po atë vit, nga Milan u largua edhe Galliani./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close