A përfitoi Partizani nga shitja e Rrahmanit te Napoli?

Që në momentin e parë të diskutimeve për transferimin e Rrahmanit te Napoli u hodhën hipoteza se edhe Partizani mund të përfitojë nga mekanizmi i solidaritetit të FIFA-s. “Partizani nuk fiton asgjë nga Rrahmani kur të shitet te Napoli”.

”Duhet të jetë transfertë ndërkombëtare, në mënyrë që të përfitojë Partizani nga mekanizmi i solidaritetit të FIFA-s”.

”Pra, duhet të shitet jashtë Italisë. Neve si klub na takon të përfitojmë 1% të vlerës nga çdo shitje e Rrahmanit. Për të qenë më të saktë, sipas rregullores së FIFA-s, na takon 0.5% për çdo vit regjistrimi”.

”Rrahmani ka luajtur dy sezone me Partizanin”, ka sqaruar për “Panorama Sport” sekretari i përgjithshëm i klubit kryeqytetas, Gerald Burba.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close