Ministri i Sportit jep shenja pozitive: Seria A duhet të rifillojë

Pak para se të futej në mbledhje, Spadafora dha shenja pozitive për rifillimin e kampionatit dhe se kjo është në njëfarë mënyre e ‘detyrueshme’, për shkak të të ardhurave ekonomike.

“Rifilloni gradualisht stërvitjen, ndërsa sa i përket kampionateve do të vlerësohen me komitetin teknik shkencor”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Rifillimi është i nevojshëm duke marrë parasysh jo vetëm vlerën ekonomike, por edhe shoqërore të sportit”, tha tutje ai.

Takimi ka nisur në orën 12. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close