Gjermani ka zgjedhur të bëjë një donacion të konsiderueshëm për të mbështetur vendin e tij në mes të shpërthimit të koronavirusit, i cili po prek shumicën e vendeve në botë.

Gjermania është një nga vendet më të prekura në Evropë që ka pasur 147,103 raste dhe 4,856 vdekje, por ata kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre të bllokimit, transmeton lajmi.net.
27-vjeçari ka treguar përgjegjësinë e tij sociale më parë në të kaluarën në luftën kundër racizmit. Tani ai shpreson të bëjë një ndryshim me pagën e tij prej 100 mijë funte në javë.
“Dëshira ime më e madhe tani është që numrat e infeksionit të sotëm të jenë më të ulët sesa dje. Por jo që Premierliga të rinis menjëherë”, tha Rudiger në mars. /Lajmi.net/

