UEFA ka disa propozime se kur do të luhen ndeshjet e Play Off në Ligën e Kombeve.

Mundësia e parë është që ndeshjet e Play Off të Ligës së Kombeve të luhen në shtator-tetor, e dyta në tetor-nëntor, dhe mundësia e tretë është që në nëntor të luhen edhe ndeshjet gjysmëfinale edhe finalja.
Rreth kësaj çështje, një vendim pritet të merret më 27 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të këtij kompeticioni ishte e paraparë të luhet me 26 mars, ndërsa e njejta u shty për në qershor, që më vonë edhe njëherë të anulohet për një datë të pacaktuar.

