Dy të fundit që e kanë bërë këtë, janë Ronaldo brazilian dhe mbrojtësi i famshëm italian, Fabio Cannavaro.

Tema kryesore e kësaj bisede ka qenë se kush është më i mirë, Ronaldo portugez apo brazilian.
“Ka shumë biseda rreth Cristiano Ronaldo. Edhe pse ka bërë shumë në karrierën e tij, shumë njerëz mendojnë se ju jeni një ‘Fenomen i vërtetë’ (pseudonimi i brazilianit), i tha Cannavaro ish sulmuesit të Brazilit, përcjell lajmi.net.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ronaldos.
“Cristiano nuk donte të dëgjonte që unë jam Ronaldo i vërtetë, mos e thuaj atë. Ne nuk mund të krahasohemi. Cristiano do të konsiderohet gjithmonë si një nga më të mirët në histori për të që ka bërë. Së bashku me Messin”, deklaroi braziliani./Lajmi.net/

