Ylli i Uellsit, Gereth Bale i cili ka edhe dy vjet në marrëveshjen e tij me Real Madrid, është i vendosur për të qëndruar, pavarësisht raporteve jo të mira me trajnerin Zinedine Zidane.

Ish anësorit të Tottenham i është thënë nga Real Madrid se ata do të jenë të lumtur nëse ai vendos të qëndrojë.
Mungesa e fondeve shkaku i koronavirusit, dhe shpenzimet për stadiumin, kanë bërë që Real Madrid të mos mendojë ndërhyrjen për transferime të shtrenjta kur të hapet afati kalimtar.
E ardhmja e Bale ka qenë e lidhur me një rikthim në Premierligë, ku në të kaluarën ka veshur fanellën e Tottenham.

