Dita Ndërkombëtare e Monumenteve u festua të shtunën, menjëherë pasi Guangzhou Evergrande filloi punën në stadiumin e tyre të ri të jashtëzakonshëm në Kinë.

Pritet të hapet në 2022 dhe përmban një dizajn spektakolar në stilin e një lule zambaku.
Presidenti i klubit Xia Haijun komentoi se stadiumi do të jetë “një pikë referimi botëror e krahasueshme me Shtëpinë e Operës në Sydney dhe Burj Khalifa të Dubai”, përcjell lajmi.net.
Stadiumi ka të ngjarë të hapë Kupën e Azisë 2023, megjithëse ishte vendosur gjithashtu të priste Kupën e Botës për Klube në vitin 2022, e cila do të mbahej në Kinë deri para shpërthimt të COVID-19.
Guangzhou Evergrande aktualisht luan në stadiumin Tianhe, i cili ka kapacitet prej 58,500 tifozë. Shtëpia e tyre e re, megjithatë, do të ketë një kapacitet prej 100 mijë ulësve.


