La Liga pranë rikthimit në stërvitje, plani së bashku me autoritetet spanjolle

Vendimi u mor pas një takimi të dielën midis Këshillit Kombëtar të Sporteve të Spanjës (CSD), Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF) dhe La Liga.

Synimi është të lejojmë lojtarët të rifillojnë stërvitjet, në varësi të përparimit të pandemisë së koronavirusit “dhe vendimeve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë”, tha CSD në një deklaratë, transmeton lajmi.net.

Seancat e stërvitjeve do të mbahen nën protokolle të rrepta dhe vetëm për aq kohë sa lejojnë rrethanat, tha CSD.

Është sugjeruar se sezoni 2019/20 është në rrugën e duhur për të rifilluar në qershor, megjithëse CSD nuk konfirmoi ndonjë datë specifike për rikthim, as për seanca stërvitore apo ndeshje. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close