Mbrojtësi i Lazio, Francesco Acerbi, insiston se Asociacioni i Lojtarëve të Italisë dëshiron të kompletojë sezonin.

Në Itali po flitet për rikthimin në fushat e blerta, dhe kjo gjë pritet të bëhet qysh më 4 maj me stërvitjet, kurse ndeshjet pritet të fillojnë më 9 maj. Rreth kësaj, ka zëra pro dhe kundër. Por, Acerbi thotë se AIC janë pro.
“Unë jam një këshilltar në AIC dhe dëshira jonë është të fillojmë përsëri. Gjithsesi, ka disa që nuk pajtohen, nuk mund të jemi gjithmonë të gjithë të një mendimi”, ka thënë Acerbi, transmeton lajmi.net.
“Kur ka fatalitete, është e vështirë. AIC synon të rifillojë, por me sigurinë e kërkuar, nuk mendoj se mund të kthehemi më herët se tre muaj dhe nuk mendoj se ai do të ishte vendimi i duhur”, ka shtuar mbrojtësi.
Në anën tjetër, edhe në Francë, Unioni i Lojtarëve është shprehur kundër rifillimit të sezonit. /Lajmi.net/

