Unioni i Lojtarëve të Francës kundër rifillimit të sezonit – Ligue 1 para kaosit

Futbolli evropian tashmë ka filluar të diskutojë rreth mundësisë për rikthimin në fushat e blerta, por zërat kundërshtues janë të shumtë.

Në Francë, situata mund të vështirësohet shumë për FFF, pasi Unioni i Lojtarëve të Francës po shprehet kundër rifillimit të sezonit.

“Duket se ndonjëherë po harrojmë: pa futbollistët, nuk ka futboll”, ka shkruar Sylvian Kastendeuch, zv.president i UNFP, transmeton lajmi.net. “Kështu, ne duhet t’i mbrojmë ata nga rreziqet”.

“Urgjenca ekonomike nuk duhet të ketë përparësi mbi rëndësinë e shëndetit publik. Le të heqim dorë nga rifillimi i kampionatit në këto kushte – një rifillim që do të ishte i nxituar dhe i rrezikshëm”, shton Kastendeuch në mes shumë tjerash.

Mbetet të shihet nëse thirrjet e UNFP do të meren parasysh nga krerët e FFF, sa i përket rifillimit të Ligue 1. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close