Umtiti nuk dëgjon ofertat, dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’

Qendërmbrojtësi francez, Samuel Umtiti, nuk planifikon që të ndërrojë ambient, gjatë merkatos së verës.

Interesimi është i madh për shërbimet e francezit, dhe duke pasur parasysh reduktimin e minutave, besohej se lojtari do të ishte në mesin e të larguarve gjatë verës.

Por, raportimet e ‘Sport’ bëjnë të ditur se Umtiti nuk do të dëgjojë për ofertat, transmeton lajmi.net.

Dëshira kryesore e francezit thuhet të jetë që të rifitojë pozitën e tij në formacionin bazë të ‘Blaugrana’.

Lojtari ndihet rehat si në dhomat e zhveshjes, ashtu edhe në qytetin e Barcelonës. Ai është i bindur se mund të bind Quique Setien, i cili ka ditur t’i jap minuta lojtarit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close