MVP 2020, Tatum: Mendoj se duhet t’i takojë LeBron James

Sezoni i NBA vazhdon të jetë i suspenduar, por shpresat janë që gjithçka të rifillojë sa më parë të jetë e mundur.

Në kohën kur sezoni u suspendua, ishin emra si LeBron James, Giannis Antetokounmpo, James Harden e Luka Doncic në mesin e më të mirëve.

Gara për çmimin e MVP ishte e fortë, edhe pse Antetokounmpo shihej si favorit i lehtë – por LeBron po dhuronte spektakël duke fituar përkrahje të madhe.

Ylli i Boston, Tatum, ka dhënë mendimin e tij mbi atë se kujt duhet t’i takojë MVP, dhe ka zgjedhur ‘Mbretin’ që  vesh fanellën e Lakers.

“Unë mendoj se do t’ia dhuroja atë LeBron James… sidomos pasur parasysh moshën që ka, të jetë aq i mirë sa është dhe të luajë në atë nivel..”, ishin fjalët e Tatum, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se duhet t’i takojë atij”, ka thënë anëtari i Celtics.

‘Mbreti’ James ka regjistruar 25.7 pikë, 7.9 kërcime dhe 10.6 asistime për ndeshje, gjatë sezonit të rregullt këtë edicion. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close