Ylli i Manchester United, Rashford, ka bërë të ditur se pozita në të cilën aktivizohet aktualisht nuk është më e preferuara për të.

Anglezi është aktivizuar në dy pozita nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, por duket qarta se njëra është më e preferuar se tjetra.
Rashford ka bërë të ditur se preferon të luajë si anësor i majtë, pasi kur luan si qendërsulmues ndihet i izoluar.
“Kur luan në të majtë, ti mund të krijosh më shumë gjëra, të japësh më shumë për skuadrën. Kurse, kur luan përpara, ndonjëherë je i izoluar dhe duhet të kesh dikë në mesfushë që mund të gjejë një pasim për 90 minuta të lojës, kështu që mund të zhdukesh në ndeshje”, ka thënë Rashford, transmeton lajmi.net.
“Kur fillova të aktivizohem në pozitën 9, vura re se nuk mund të kesh kontakte me topin sikur në pozitat tjera, por kur ke topin, është një mundësi për të shënuar gola. Kjo është çfarë më pëlqente nga roli i sulmuesit, dhe më pëlqen akoma. Por, tani, unë po shijoj lirinë me dy pozitave dhe mendoj se na përshtatet mirë me Anthony Martial, i cili ka preferenca të ngjashme”, ka shtuar anglezi.
22 vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në të dyja rolet sulmuese, duke shënuar 19 gola në 31 ndeshje, para se të pësonte një lëndim gjatë janarit. /Lajmi.net/

