Gjatë javës që kemi lënë pas kanë qarkulluar disa lajme mbi atë se si do të vazhdojnë garat evropiane si Liga e Kampionëve apo Liga e Evropës.

Plani është që ndeshjet e këtyre garave të zhvillohen gjatë muajit gusht, me nga një ndeshje çdo tri ditë.
Sa i përket Ligës së Evropës, gjithçka pritet të rifillojë më 2-3 gusht, kurse çerekfinalet pritet të luhen më 10-13 gusht, transmeton lajmi.net.
Gjysmëfinalet planifikohet të luhen nga 17-20 gushti, duke lënë të kuptohet se finalja e madhe e Ligës së Evropës do të luhet më 27 gusht.
Në linja të përafërta pritet të vazhdojë Liga e Kampionëve, nga 7 deri më 29 gusht. /Lajmi.net/

