Watford pritet të bëhet skuadra e tretë e Premierligës që i shtyen pagat lojtarëve

Në fillim të këtij muaji, Southampton dhe West Ham konfirmuan se lojtarët e tyre do të shtyjnë një pjesë të pagave të tyre për shkak të pandemisë koronavirus.

Lojtarët e Arsenalit janë vendosur të marrin një ulje të pagave prej 12.5% ndërsa raportet thonë se Chelsea do të bie dakord për një ulje të pagës prej 10%, përcjell lajmi.net.

Përveç lojtarëve, menaxherët dhe drejtuesit e lartë të Watford pritet gjithashtu të bien dakord për shtyrjet.

Bisedimet me skuadrën Watford janë zhvilluar në mes të një sfondi të pakënaqësisë për pagesën e shpërblimeve të sezonit të kaluar, me atë çështje që nuk është zgjidhur ende në kërkesat e lojtarëve. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close