Klubi verior i Londrës ishte i interesuar të nënshkruante me francezin në verën e vitit 2016 kur ai ishte akoma lojtar i Leicester City.

Mesfushori sapo kishte ndihmuar skuadrën në sigurimin e një titulli historik të Premierligës për Foxes, por ishte Chelsea që fitoi garën duke nënshkruar për 32 milionë funte, transmeton lajmi.net.
Disa javë përpara lëvizjes së Kante, Arsenali i Arsene Wenger kishte konfirmuar firmosjen me mesfushorin e Borussia Moenchengladbach, Xhaka për 35 milionë funte.
Sidoqoftë, lëvizja e zviceranit në ‘Emirates’ erdhi vetëm pasi Gunners u tërhoqën nga një marrëveshje për Kante, për shkak të marrjes në konsideratë të asaj që ata pretenduan për pagesa të tepërt për shërbimet e ndërmjetësve të lidhur.
Këtë e ka zbuluar ish-negociatori i transferimeve të Gunners, Dick Law. /Lajmi.net/

