Liga e Kampionëve nis dhe mbaron në muajin gusht?

Shtëpia e futbollit Europian, UEFA ka bërë që një plan të qartë se kur do të rifillojë dhe kur do të mbyllet edicioni i Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës.

Sipas Sky Sports vazhdimi i dy kompeticioneve më të rëndësishme europiane do të bëhet i mundur të nis dhe të mbyllet brenda muajit gusht. Ndeshjet e kthimit në 1/8 e finales së Çampionsit parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht, ndërsa faza çerekfinale të luhet me 11 dhe 12 gusht si dhe 14 dhe 15 gusht. Sfidat gjysmëfinale janë paraparë me 18-19 gusht, ndërsa ato të kthimit 3 ditë më vonë.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, finalja e madhe pritet të luhet me 29 gusht në Stamboll. Kompeticioni i Liga Evropës pritet të rifillojë me 2-3 gusht dhe finalja do të jetë me 27 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close