Seltik afër të merr titullin në tavolinë

Në Skoci si duket me shumë gjasa titulli kampion në elitën e futbollit skocez do të shkojë për skuadrën e Seltikut. Kjo do të vjen pas një votimi të bërë nga ana e klubeve për të mbyllur sezonin me të njejtët pikë që kanë ngelur kur është ndërprerë kampionati. Seltiku deri para ndërprerjes ka qenë në krye të renditjes, ndërsa disa prej klubeve tjera nuk e pranojnë këtë fakt që sezoni të mbyllet në këtë mënyrë dhe njëra prej tyre është edhe rivalët Glasgou Renxhersi të cilët kanë reaguar.

“Votimi ka qenë një turp i vërtetë, duhet të hapim një hetim”, ka thënë trajneri i Renxhersit Stiven Zherard. Vendimin përfundimtar të elitës skoceze duhet ta merr Federata e Futbollit të Skocisë.

Ndërkohë në në Ligat e treta dhe katërta kanë mbyllur sezonet e tyre pas këtij votimi dhe titujt kanë shkuar në favor të skuadrave që kryesonin deri në momentin e ndërprerjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close