Hamann këshillon Bayern: Nuk do t’i ofroja Neuerit katër vite kontratë

Hamann ka dhënë mendimin e tij mbi negociatat mes Bayern Munich dhe Manuel Neuer, të cilat po zënë hapësirë të madhe në mediet gjermane.

Neuer dhe Bayern janë në negociata tash e një kohë, me palët që nuk po arrijnë të gjejnë një marrëveshje.

Kërkesat e mëdha të Neuer thuhet të jenë problemi kryesor. Portieri gjerman po kërkon kontratë katër vjeçare dhe skuadra po heziton t’i ofrojë. Komente lidhur me situatën ka dhënë edhe Hamann, i cili këshillon Bayern që të mos i ofrojë portierit një kontratë të tillë.

“Neuer është një nga portierët më të mirë në botë, nëse jo më i miri, dhe tani klubi duhet të shoh nëse do ta bëjë këtë”, ka thënë Hamann për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Edhe unë do të tregohesha i kujdesshëm nëse do të flitej për katër vite kontratë, edhe nëse një portier mund të luajë aq gjatë. Nuk do të ofroja katër vite vazhdim”, ka thënë tutje ish anëtari i kombëtares së Gjermanisë.

Neuer në anën tjetër është shprehur i dëshpëruar nga skuadra e Bayern që kanë shpërndarë këto detaje nëpër mediet gjermane.

Gjasat janë të mëdha që gardiani gjerman të largohet nga ‘Allianz Arena’ pas gati një dekade. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close