Po të mos ishte për pandeminë Covid-19, NBA do të fillonte sot fazën e ‘Play Off’, atë më interesanten.

LeBron James, Kawhi Leonard e Giannis Antetokounmpo me skuadrat e tyre do të synonin titullin e kampionit.
Lakers, Clippers e Bucks shiheshin si skuadrat favorite, bazuar në ecurinë e skuadrave deri para suspendimit të sezonit.
Lakers, në krye me LeBron James, do të viheshin përballë Minnesota Timberwolves, kurse Bucks do të luanin me Orlando në raundin e parë.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografinë ku shihet se si do të dukeshin çiftet e fazës së ‘Play Off’, raundi i parë, nëse renditja do të ishte siç është tani. /Lajmi.net/


