Newcastle do të ketë pronarët më të pasur në Premierligë

Në kohën kur të gjithë po përballen me pandeminë Covid-19, te Newcastle United mund të ndryshohet kryesia e klubit.

Nëse gjithçka ecën sipas planit, skuadra angleze do t’i shitet biznesmenit arab, Mohammed Bin Salman.

Dhe, nëse kjo shitje/blerje finalizohet, atëherë skuadra e Newcastle United do të ketë pronarin më të pasur në Premierligë, shkruan ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Sa për ilustrim, për të treguar se çfarë force ekonomike do të jetë Newcastle, mund të bëhet krahasimi me skuadrën e Manchester City.

Kampionët në fuqi të Premierligës aktualisht udhëhiqen nga Mansour Bin Zayed Al Nahyan i cili ka një pasuri prej  17.7 miliardë funteve.

Mohammed Bin Salman, njeriu që pritet të vendoset në krye të Newcastle United, ka një pasuri prej 260 miliardë funteve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close