Kriza ekonomike që pritet të kaplojë industritë dhe bizneset e ndryshme, do të godasë edhe botën e sportit si industri në vete.

Në mesin e kësaj krize do të ‘dridhet’ edhe liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, por ata kanë filluar të marin masat e nevojshme.
Adrian Wojnarowski i ‘ESPN’ raporton se NBA dhe NBPA kanë arritur marrëveshje që lojtarët të reduktojnë pagat për 25%, duke villuar nga 15 maji.
Sezoni i NBA vazhdon të jetë i suspenduar që kur ylli i Utah Jazz, Rudy Gobert, identifikohej si i prekur me koronavirus.

