Ylli i Napoli, Lorenzo Insigne, raportohet të jetë afër shkëputjes së bashkëpunimit me agjentin e tij, Mino Raiola.

Mediet në Itali shkruajnë se lojtari është në kërkim të një agjenti të ri, dhe tashmë kanë filluar të përmenden edhe emra të përveçëm.
Sipas ‘Corriere dello Sport’, emri i ri që përfaqëson Insigne mund të jetë Francesco Totti, i cili sapo ka hapur agjencinë e tij për skautimin e talentëve, transmeton lajmi.net.
Insigne synon qëndrimin te skuadra e Napoli, në ‘San Paolo’, por agjenti i tij duket të ketë qenë kundër një vendimi të tillë.
Sigurisht, askush më mirë se Totti – i cili kaloi një jetë me Romën – nuk do të mund ta kuptonte Lorenzo Insigne për dëshirën e tij. /Lajmi.net/

