La Liga vazhdon të jetë e suspenduar deri në afat të pacaktuar, si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Krerët e La Liga tashmë kanë dhënë planet e para mbi atë se si mund të rifillojë kampionati, por trajneri i Barcës, Setien, ka dyshime se ai plan është jofunksional.
“Të gjithë duan të jenë gati kur sezoni të rifillojë, por ajo nuk mund të ndodhë deri kur autoritetet e shëndetësisë garantojnë se nuk do të ketë probleme”, ka thënë Setien, transmeton lajmi.net.
“Unë kam lexuar protokolin dhe realiteti është se nuk e di nëse mund të bëhet ashtu siç është shkruar. Mendoj se është jofunksional. Mendoj se është shumë e vështirë, logjikisht”, ka shtuar trajneri.
Barcelona aktualisht është lidere e kampionatit spanjoll, dhe nëse kampionati anulohet, Barca mund të kurorëzohet me titullin e kampionit, sipas sugjerimeve të UEFA. /Lajmi.net/

