ZYRTARE: Chelsea ia zgjat kontratën Thomas Tuchelit

Klubi i Chelseat ka bërë të ditur që ia ka zgjatur kontratën menaxherit gjerman, Thomas Tuchel, transmeton lajmi.net.

Tuchel në gjashtë muajt e parë arriti në finale të FA Cup dhe të Ligës së Kampionëve.

Gjermani arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve pasi ditën që mori Cheslean, “The Blues” po qëndronin në pozitën e nëntë në tabelë.

Drejtoresha sportive e Chelseat, Marina Granovskaia u shpreh e kënaqur me rinovimin e kontratës së Tuchel.

Ajo theksoi se rezultatet fenomenale të Tuchel kanë kontribuar në rinovimin e kontratës./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close