Futbolli italian kthehet në fund të majit, por jo me Serie A

Sipas Football Italia, zyrtarët kanë rreshtuar datat 27 dhe 28 maj si data për gjysmëfinalen e Kupës që do të zhvillohet, derisa Serie A të fillojë vetëm disa ditë më vonë.

Futbolli në Itali ra në një ndalesë të papritur në fillim të marsit, me të gjitha sportet që u pezulluan për kohë të pacaktuar në vend për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse, transmeton lajmi.net.

21.645 njerëz kanë vdekur në Itali si pasojë e virusit, me vendin e goditur më rëndë nga pandemia globale. Sidoqoftë, këtë javë kufizimet e bllokimit të vendosura nga qeveria ishin lehtësuar, duke ofruar shpresë se sezoni i futbollit mund të rifillojë.

Autoritetet italiane të futbollit kanë shënuar gjysmëfinalen si ndeshjet e para për t’u rikthyer për dy arsye kryesore. Tashmë është luajtur ndeshja e parë mes ekipeve, ndërsa gara transmetohet falas në TV në vend, që do të thotë se ndeshjet nuk do të ishin ekskluzive vetëm për transmetuesit Sky dhe DAZN. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close