Dje në mbrëmje ishte mbajtur një takim ndërmjet Lotitos dhe Maurizio Sarrit në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e “Biancocielestëve”, transmeton lajmi.net.

Pas takimit, presidenti i Lazios bëri të ditur se nuk ka ende marrëveshje, por se ai mbetet optimist.
“Bisedimet mbesin të hapura, do të shohim çfarë do të ndodhë por në këtë moment nuk ka marrëveshje ende”, tha Lotito.
Sot do të duhej të mbahej një takim tjetër, në të cilin do të ishte i përfshirë edhe Fali Ramadani, agjenti i Sarrit.
Sinjalet e para janë pozitive, dhe Sarri mund të bëhet shumë shpejt trajner i Lazios./Lajmi.net/

