Por, një të cilin e mban mend anglezi dhe ndjen keqardhje pse nuk bëri karrierë të madhe, është Rob Wolleaston.

Wolleaston ka qenë në moshën rinore të Chelsea, por karriera e tij nuk shkoi mirë, duke iu bashkuar me radhë shumë skuadrave në ligat e ndryshme të Anglisë.
“Rob Wolleaston ishte lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur dhe i cili nuk bëri një karrierë të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Terry, përcjell lajmi.net.
“Ai ishte një anësor i fortë me aftësi të jashtëzakonshme. Dukej i mrekullueshëm në stërvitje. Për fat të keq, ai nuk ishte i gatshëm për një karrierë të shkëlqyeshme në kokën e tij”.
“Ai mori një shans te skuadra e parë në moshën 17-18 vjeçare, i duhej të bënte debutimin në një ndeshje të kupës, por ai e thirri trajnerin dhe i tha që nuk ishte i gatshëm”.
“Të gjithë do të luanin në situatën tij dhe nëse do të ishte fundi i botës, askush nuk do të humbiste një mundësi të tillë. Ai e bëri atë dy ose tre herë. Nuk ishte i përgatitur mendërisht për futbollin profesionist”./Lajmi.net/


