Ai kaloi 20 vjet në këtë klub, duke qenë pjesë e gjeneratës më të suksesshme të këtij klubi.

Neville ka qenë njeriu që ka trashëguar shiritin e kapitenit pas pensionimit të Roy Keane.
Ish mbrojtësi anglez ka zbuluar një moment kur ka dashur të heqë dorë nga ky shirit, sepse nuk konsiderohej i denjë për të, dhe për këtë gjë kishte folur edhe me trajnerin Alex Ferguson.
“Në atë kohë, e kuptova se nuk kam dhënë edhe aq shumë kontribute si kapiten . Kam shkuar për t’u takuar me Fergie gjatë përgatitjeve para sezonit, kemi pasur një ekip fantastik dhe lojtarë me karaktere shumë të forta”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi.net.
“Unë i thash Fergusonit se nuk ndihesha si një shembull i kapitenit, dhe ai mu përgjigj: “Ti duhet ta mbash atë. Ju dhe Giggs do të ndryshoni fundin e tregimit. Nëse ia jap Ronaldos, Rooney do të zemërohet. Nëse ia jap Vidicit, Ferdinand do të zemërohet””.
“Giggs dhe unë ishim policët në dhomën e zhveshjes, por në atë kohë ndihesha i padenjë për atë rol”./Lajmi.net/

