Ata janë duke përdorur parkun e madh të makinave në bodrum për të testuar stafin e Spitalit Universitar të North Middlesex, familjet dhe vartësit e tyre.

Tottenham është bërë terreni i parë i Premierligës që përdoret për prova, duke ndjekur vendet e tjera sportive në të gjithë botën, me rreth 70 testime në ditë që pritet të akomodohen, transmeton lajmi.net.
Testet kryhen nga dhjetë infermierë për katër orë çdo ditë nga e hëna në të premten. /Lajmi.net/

