Humbjet financiare tashmë janë të mëdha, dhe nëse kampionati nuk do të vazhdojë së shpejti, do të jenë fatale për skuadrën gjermane.

Pas uljes së pagave të futbollistëve, drejtues të kompanisë nga Gelsenkirchen kanë vendosur të shpërndajnë skuadrën e basketbollit të tyre, që garon në ligën e dytë.
“Ne nuk mund të durojmë më. Ne nuk mund të lejojmë një klub basketbolli në këtë periudhë krize financiare të shkaktuar nga pandemia”, ka deklaruar presidenti Peter, i cili shtoi se Schalke do të jetë e përqendruar vetëm në futboll, përcjell lajmi.net.
Me shpërndarjen e klubit të basketbollit, klubi pritet të kursejë një shumë të madhe parash, teksa nuk specifikohet sa.
Klubi i Schalkes, bëhet klubi i dytë i shpërndarë në ligën e dytë gjermane pas Elchingen, që të njëjtën gjë e bëri më 31 mars./Lajmi.net/

