Diçka të ngjashme siç ka bërë Marca për më të mirin në botë, Eurosport në versionin italian, ka bërë një garë për më të mirin në Serie A në 30 vitet e fundit, përcjell lajmi.net.

Votat e tifozëve për më të mirin në Serie A i fitoi Roberto Baggio, i cili ka luajtur te shumë skuadra italiane, si Fiorentina, Juventus, Inter, Milan dhe Brescia.
Në finale, ai mundi fenomenin, Ronaldon brazilian.
Në gjysmëfinale, Baggio mundi Pirlon, ndërsa Ronaldo ishte më i mirë se Totti./Lajmi.net/

