Një lojtar i ri është ftuar te Kosova për ndeshjet e qershorit

Destan Bajselmani do të jetë emri i ri në kombëtaren e Kosovës, pasi është ftuar për miqësore e qershorit. Të paktën një emër i ri do të jetë në listën e të ftuarve sa i përket kombëtares së Kosovës.

Skuadra holandeze, Zwolle, ka konfirmuar se Bajselmani ka pranuar ftesën e Kosovës.

Deri tani, lojtari ka zhvilluar pesë ndeshje në pozitën e krahut të djathtë si mbrojtës me Zwollen dhe nuk ka shënuar ndonjë gol.

22-vjeçari është i lindur në Holandë dhe ka nënshtetësi të Holandës dhe të Kosovës.

Në qershor Kosova do të luajë 4 ndeshje kontrolluese përballë San Marinos, Maltës, Guinesë dhe Gambisë./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close