Rënia e fabrikës së talentëve: Si La Masia ra viktimë e suksesit të saj

Johan Cruyff ishte i njohur sepse nuk pyeti kurrë trajnerët për rezultatin, por për mënyrën sesi luajti skuadra. Shprehja “Ne duhet të zhvillojmë lojtarët” është zëvendësuar me “Ne duhet të fitojmë”.

Derisa Pep Guardiola dhe pasardhësi i tij tek Barcelona B nuk po kërkonin rezultate por zhvillimin e talentëve të rinj, Eusebio Sarkastian, Jordi Vinales dhe Gerard Lopez u pushuan nga puna për shkak të rezultateve të dobëta, përcjell lajmi.net.

Gjatë katër viteve të Guardiolas te Barcelona, 28 talentëve iu është dhënë mundësia në garat zyrtare te skuadra e parë. Në sezonin tjetër, unik të Vilanovës, i vetmi lojtar nga La Masia që mori rastin ishte Carles Planes, i cili sot është pjesë e AEK Larnaca.

Kjo prirje negative arriti kulmin në vitin 2018 në ndeshjen kundër Celta Vigos, kur për herë të parë në 16 vitet e fundit, Barcelona nuk kishte në formacionin titullar asnjë lojtar nga akademia e tyre.

Barcelona po mbështetej gjithnjë e më pak në shkollën e tyre, duke kërkuar gjithnjë e më shumë lojtarë në tregun e transferimeve.

Sergio Busquets në vitin 2008 arriti te skuadra e parë e Barcelonës, duke i kaluar të gjithë zinxhirët nga La Masia. Lojtarë të tjerë që pas tij ndoqën këtë rrugë ishin Sergi Roberto, Marc Bartra, Gerard Deulofeu, Munir El Haddadi, Sandro Ramírez… jo pasardhës të denjë për Carles Puyol, Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez. Procesi i prodhimit në fabrikën e talentëve kishte ngecur.

Me transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në vitin 2009, u njoftua ndryshimi dhe mënyra se si Barcelona do të përpiqet të qëndrojë në krye të futbollit elitar. David Villa, Javier Mascherano, Alexis Sanchez, Neymar dhe Luis Suarez i sollën klubit atë që akademia nuk mund të ofronte më.

Lojtarët e La Masia ishin gjithnjë e më shumë të destinuar për tregun ndërkombëtar, dhe gjithnjë e më pak për nevojat e klubit.

Në rrethana të tilla, klubi nuk pati durim të zhvillonte perlat si Mauro Icardi, Alex Grimaldo, Dani Olmo, Andre Onana… Messi, Xavi, Iniesta dhe të tjerët kishin vendosur standard të lartë që pasardhësit e tyre nuk mund ta arrinin, dhe në ‘Camp Nou’ shpejt e kuptuan se ishte joreale të pritet që një gjeneratë e tillë lojtarësh të talentuar të shfaqen brenda disa viteve.

Prandaj, ndryshimi në politikën e transferimeve dukej si një veprim logjik për të ruajtur vazhdimësinë e trofeve. Kur gjithçka është thënë dhe bërë, La Masia duket se është viktima e suksesit të saj./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close