Enrique mund ta lë jashtë Ramosin nga Euro 2020

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, dëshiron të grumbullojë vetëm lojtarët që janë 100 për qind të gatshëm për të luajtur.

Gazetari i Marca, Jose Fexli Diaz, thotë se Enrique mund të mos e grumbullojë Ramosin për arsye se ai nuk është i gatshëm plotësisht.

Kapiteni i Real Madrid u lëndua në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelsea dhe ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

Akoma nuk dihet zyrtarisht në qoftë se Ramos do të jetë ms Spanjën apo jo.

Aymeric Laporte ka marrë nënshtetësinë spanjolle dhe mund të zëvendësojë atë, lista e skuadrës pritet të publikohet në fundin e muajit maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close